Një 45-vjeçar nga Lushnja është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës nga ish-bashkëshortja e tij, pasi nuk paguante detyrimet financiare ndaj fëmijëve të përcaktuar me vendim gjykate.
“Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin L.B vjeç 45, banues në Lushnjë, pasi më datë 12.02.2018, ish-bashkëshortja, shtetasja V.B, 33, banuese në Memaliaj, ka barë kallëzim se nuk i paguan detyrimet për fëmijët të përcaktuara me vendim Gjykate”, thuhet në njoftimin e policisë.