• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, ja sa vota u duhen partive për të marrë një mandat deputeti

08/06/2017
Gjirokastër, ja sa vota u duhen partive për të marrë një mandat deputeti

Për herë të parë në më shumë se 2 dekada partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje garojnë si subjekte elektorale më vete. Gara si subjekte më vete, nga ana tjetër, është edhe sprovë për të gjitha forcat politike për të kapur numrin e duhur të votave, që më pas ato të përkthehen në mandate deputetësh. Për të nxjerrë numrin e duhur të votave që i duhet një subjekti politik që të ketë deputet, në analizë merret numri i zgjedhësve për çdo qark si dhe numri i mandateve që ka kjo zonë, shkruan Javanews.

Referuar KQZ në zgjedhjet e vitit 2013, në votimet në qarkun e Tiranës morën pjesë 457.653 zgjedhës. Duke qenë se në Tiranë janë 34 mandate, mbi bazën e përllogaritjeve, një forcë politike duhet të marrë minimalisht 13.465 vota që të prodhojë një mandat deputeti. Ndërsa në Elbasan ku ka 175.845 zgjedhës dhe 14 mandate deputetësh, një force politike i duhen minimalisht 12.564 vota që të ketë një deputet.

Sa i përket qarkut të Fierit, që ka 16 mandate dhe 205.301 zgjedhës sipas votimeve të 2013-s, për një mandat deputeti duhen minimalisht 12.831 vota. Edhe Shkodra hyn në qarqet e rëndësishme sa i përket numrit të mandateve për deputet me gjithsej 11. Sipas KQZ-së, në vitin 2013 morën pjesë në votim 123.715 zgjedhës. Një forcë politike duhet të sigurojë minimalisht 11.247 vota që të mund të çojë një deputet në Kuvend.

Ndërsa në Durrës minimalisht duhen 11.220 vota. Për të marrë një deputet në Korçë, një subjekt politik duhet të sigurojë 13.287 vota, kurse në Vlorë ku garon edhe kryeministri Edi Rama, për të marrë një mandate nevojiten minimalisht 10.181 vota. Sipas të dhënave të KQZ-së në Qarkun e Beratit në zgjedhjet e 2013 morën pjesë në votim 92.822 zgjedhës. Për të marrë një mandat, një forcë politike duhet të marrë 13.260 vota.

Nga qarku i Gjirokastrës dalin 5 deputetë. Në zgjedhjet e 2013 morën pjesë në votim 60.210 zgjedhës. Një deputeti i duhen minimalisht 12.000 vota që të zbresë i lehtësuar drejt Tiranës, kurse në Dibër, një deputeti i duhet të sigurojë minimalisht 12.667 vota që të sigurojë mandatin. Për të marrë një mandat deputeti në Kukës, duhen minimalisht 15.813 vota. Kjo është mesatarja më e lartë e numrit të votave që duhen për një mandat deputeti në shkallë vendi. Në Qarkun Lezhë në zgjedhjet e 2013-s votuan 81.769 zgjedhës. Mbi bazën e përllogaritjeve një deputeti i duhet të sigurojë 11.681 vota që të shkojë në Kuvend.

 

Related Posts

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Presidenti brazilian mesazh Ancelottit: Jepu më shumë hapësirë lojtarëve që luajnë në vendin tonë

Presidenti brazilian mesazh Ancelottit: Jepu më shumë hapësirë lojtarëve që luajnë në vendin tonë

17/09/2026
Nuk u zbraz kurrë, Vllaznia gjen problemin që e penalizoi

Askush nuk ka dëshirë të flasë për Vllazninë, çfarë po ndodh në Shkodër para Teutës

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al