Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në policinë e Gjirokastrës ka kallëzuar në Prokurori një zyrtar të administratës publike. Shtetasi M.M, 37 vjeç, banues në Gjirokastër, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’. Policia nuk jep më tepër detaje se në cilin institucion punonte ky zyrtar dhe çfarë shkelje ka bërë konkretisht. Hetimet po ndiqen nga organi i akuzës.
©ArgjiroLajm.net









