Një zyrtar i administratës publike është kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës. Policia jep vetëm inicialet e tij, K.TH, vjeç 65, por nuk thotë se përse akuzohet. Megjithatë sqaron se bëhet fjalë për nenin 257/a i Kodit Penal. E nëse i referohesh këtij neni, saktësohet se është vepra penale: ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
© ArgjiroLajm.net