Në Gjirokastër vazhdojnë të mbërrijnë refugjatë. Së fundi policia ka ndaluar pranë liqenit të fshatit Glinë 5 shtetas nga Maroku. Në përfundim të intervistës u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar. Ndërkohë 4 shtetas nga Siria kishin mundur t’i shpëtonin policisë kufitare, por më pas ata u ndaluan në qytetin e Shkodrës. Në përfundim të procedurave policore ata u dërguan në qendrën e azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.
© ArgjiroLajm.net