Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin F.GJ 44 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Jorgucat, rruga nacionale Gjirokastër- Sarandë gjatë kontrollit në automjetin tip Fiat Multipla, ku ky shtetas ishte drejtues i këtij automjeti, u gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 26 kilogram e 15 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në vazhdim të veprimeve të kryera u bë e mundur të dokumentohet si i implikuar në këtë aktivitet kriminal shtetasi: B.J, 25 vjeç, banues në Korcë (i dënuar më parë për veprën penale trafikimi i narkotikëve). Për të cilin u bë ndalimi me iniciativë të tij. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.
© ArgjiroLajm.net