Një koncert i shumëpritur në Antigone, ku instrumentistët e Orkestrës Simfonike të Vankuverit ishin spektatorë në një koncert instrumental të fëmijeve të fshatit ‘Asim Zeneli’ në Gjirokastër. Në koncert merrnin pjesë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe dirigjenti Bujar Llapaj.
“Së bashku me dirigjentin Bujar Llapaj bashkuam forcat këtë herë për të ndihmuar me instrumente muzikore fëmijët e talentuar të shkollës së muzikës në Antigone dhe në Gjirokastër. Maestro Bujar Llapaj mundësoi këtë lidhje dhe bashkëpunim me fëmijët e fshatit “Asim Zenelit” që është edhe vendlindja e tij. Falenderime për Instrumentistët e Orkestra Simfonike e Bregut Perëndimor, e cila drejtohet prej më shumë se 10-vjetësh nga maestro Bujar Llapaj, e që sistematikisht ka dhuruar instrumenta muzikorë. Ndërsa këtë herë përfitues të projektit ishin muzikantët e “Asim Zenelit”, shkolla e muzikës Gjirokastër dhe një shkollë e re në Prizren”, shkruan Kumbaro në Facebook.