Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër ka kallëzuar në Prokurori dy zyrtarë për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Ata janë shtetasit A.D dhe V.K, vjeç 58 e 48, banues në fshatin Krahës dhe Tepelenë. Padia ndaj tyre është bërë pasi në fshatin Krahës, duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet, kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke të shtetasit A.R, vjeç 66 banues në fshatin Lulëzim, nga tokë truall (privat), në pemëtore, pronë shtetërore. Cështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net