• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, kryetari i PD-së falenderon gazetarët e palodhur të portalit të tij dhe sulmon socialistët: Ata janë hipokritë, shohin vetëm interesin personal

27/09/2018
Gjirokastër, kryetari i PD-së falenderon gazetarët e palodhur të portalit të tij dhe sulmon socialistët: Ata janë hipokritë, shohin vetëm interesin personal

Nga Roland Bejko/ Kryetari i PD Gjirokaster

LSI dhe PS duhet ta ndajnë mendjen, do jenë në opozitë apo në pushtet me njëri tjetrin në Bashkinë Gjirokastër? Falenderoj portalin Jugunews.net për transmetimin direkt që i bëri sot mbledhjes së këshillit bashkiak Gjirokastër. Transparenca në institucionet vendimarrëse nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe detyrim moral.

Falë punës së palodhur të gazetarëve të portalit jugunews.net qytetarët mundën të shikonin me sytë e tyre live se si këshëilltarët socialistë braktisën mbledhjen dhe përgjegjësitë ndaj halleve të qytetarëve pa asnjë arsye. Grupi i këshilltarëve socialistë nuk e pranon dot faktin e të qënurit minorancë, pra opozitë në këshill sado që “bleu” dhe 5 këshilltarë nga partitë e tjera këto muajt e fundit.

Realisht socialistët vazhdojnë të qeverisin në bashkinë Gjirokastër së bashku me LSI. Për asnjë ditë nuk kanë qenë në opozitë me LSI pavarësisht deklaratave publike e mediatike se kanë dalë në opozitë me LSI. Njerëzit e tyre të afërt janë të punësuar në funksione drejtuese në këtë bashki. Pra nuk janë në opozitë.  Nga ana tjetër deputetët socialistë ju kërkojnë këshilltarëve të tyre ti bëjnë opozitë Zamira Ramit.

Në këto kushte këshilltarët socialistë nuk dinë si të bëjnë: Zamirës nuk ja prishin dot se kanë njerëzit e tyre të punësuar në atë bashki madie deri edhe në drejtorë të rëndësishëm të kësaj bashkie. Deputetët, këshilltarët socialistë nuk i kundërshtojnë dot se urdhëri i tyre për ti bërë opozitë kryetares së bashkisë Zamira Ramit është urdhër politik i partisë dhe i vet shokut Mao ( Edi Ramës).

Të ndodhur në mes dy zjarreve, pra duke qenë se nuk kanë kujt tja prishin e kujt tja ndreqin, këshilltarët socialistë për hiçmos gjë, sajojnë arsye banale për të braktisur mbledhjen e këshillit të bashkisë. Pra, zgjodhën të braktisin problematikat e qytetit dhe të qytetarëve për të mbrojtur interesat e tyre personale dhe politike.

Këta janë socialistët, fjalëbukurit e përgjëruesit e halleve të qytetarëve që para kamerave lëshojnë lotë krokodili duke përqafuar ndonjë fakir fukara. Hipokritët që të parin kanë interesin personal, të dytin interesin e partisë dhe të tretin prapë interesin e tyre personal, janë kaotikë. Fruti i pushtetit lokal është i ëmbël.

Por dhe LSI e Gjirokastrës duhet ta ndajë medjen: Do vazhdojë të qeverisë në kualicion me socialistët në bashkinë Gjirokastër si deri më tani, apo do jetë në kualicionin lokal me PD siç ka ndodhur në nivelin qëndror?

Hem ashtu, hem kështu, nuk ka më. Fushata për zgjedhjet lokale po afron. Palët duhet të vendosen në pozicione të qarta në raport me njëra-tjetrën.
Një forcë politike nuk mund ti bëjë të dyja njëherësh, nga njëra anë të ndajë tepsinë në pushtetin e bashkisë me LSI-në, dhe nga ana tjetër të bëjë opozitën ndaj LSI në Këshillin e Bashkisë.

Kjo hipokrizi morale dhe politike duhet të marë fund. Ambiguiteti politik i PS sot u manifestua si formë krize në këshillin e bashkisë duke e braktisur pa arsye atë, pra në vendin ku të parat duhet të janë ienteresat e qytetarëve dhe jo interesat e tyre vetiake, familjare, fisnore dhe partiake. Ky është dhe thelbi i intervistës time për mediat menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Related Posts

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!
Kryesore

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

23/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali ka një poezi për ata që e sulmojnë: Lexojeni kur t’ju merren mënd…

23/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

Rama për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

23/06/2026
Braçe: Nuk bëhem deputet i pavarur. Do vijoj t’i rri përballë partisë time për të vërteta që refuzon
Kryesore

Braçe: Nuk bëhem deputet i pavarur. Do vijoj t’i rri përballë partisë time për të vërteta që refuzon

23/06/2026
Plani i Dritan Goxhaj për “Shqipërinë e Re” dhe rrëzimin e Edi Ramës
Kryesore

Plani i Dritan Goxhaj për “Shqipërinë e Re” dhe rrëzimin e Edi Ramës

23/06/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërimet e reja

23/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Anglia zhgënjen ndaj Ganës, vetëm barazim

Anglia zhgënjen ndaj Ganës, vetëm barazim

24/06/2026
Trajneri Deschamps lë grumbullimin e Francës, zbulohet arsyeja

Trajneri Deschamps lë grumbullimin e Francës, zbulohet arsyeja

23/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al