Një 30-vjeçar u ndalua nga policia e Gjirokastrës, pasi në banesën e tij u gjetën rreth 5 kg kanabis sativa. Ai është shtetasi B.H, banues në fshatin Kolonjë. Sipas policisë,ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Gjatë kontrollit në baçen e banesës së tij në fshatin Kolonjë, jashtë gardhit rrethues, u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 4 kg e 850 gr lëndë narkotike e dyshuar Canabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal









