Një 22-vjeçar nga Tirana është ndaluar duke transportuar klandestinë. Policia thotë se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.Ll., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavije, në vendin e quajtur “Furrat e Gërqeles”, Kordhocë, u kap me mjetin tip “BMË X5”, duke ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit dy shtetas maroken. Cështja po hetohet nga organi i akuzës Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net