Nesër në orën 13:00 do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për dosjen kundër kryebashkiakes në ikje të Gjirokastrës, Zamira Rami. Ndaj saj është bërë kallëzim penal për ‘shpërdorim detyre’. Gjyqtari që ka cështjen është Pullumb Vehbiu.
Rami akuzohet për ‘shpërdorim Detyre” nga dy qytetarë, të cilëve i është prishur garazhi i banesës që pretendojnë se e kanë pasur me leje.
Sipas dy qytetarëve, ata nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim lidhur me dëmin e shkaktuar. Akuza ‘shpërdorim detyre’, është vepër penale që dënohet me burgim deri në 7 vjet apo dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë. Nuk dihet nëse kryebashkiakja do të shkojë vetë në seancë apo të përfaqësohet me avokat.
©argjiroja.net