Bashkia e Gjirokastrës nis rikonstruksionin e një rruge të vecantë. Turistë të shumtë që mbërrijnë në këtë qytet shprehin dëshirën për të vizituar mbetjet e ujësjellësit të famshëm të Kalasë së Gjirokastrës, i cili njihet si vendi që nëpërmjet urave të gurta sillte ujin nga mali i Sopotit për të furnizuar kështjellën.
Por rrugëtimi i turistëve për të mbërritur në këtë destinacion të veçantë turistik ishte sfidë dhe njëherazi rraskapitëse për shkak të amortizimit total të rrugës. Por nuk janë vetëm turistët ata që kanë nevojë për këtë rruge. Banorët e kësaj lagje thonë se kanë pritur gjatë këtë ditë.
Punimet pritet të përfundojnë brenda 4 muajve. Ujësjellësi i gurtë i Kalasë së Gjirokastrës, përbën një ndër ndërtimet më të veçanta për kohën e vet. Me kthimin në identitet të rrugës i cili përfshin edhe ndriçimin publik synohet promovimi i një tjetër aseti për Gjirokastrën.








