• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, pallati me dritare platsmasi, lagështi dhe pa ashensor. Banorët bëjnë thirrje për ndihmë (FOTO)

11/04/2018
Gjirokastër, pallati me dritare platsmasi, lagështi dhe pa ashensor. Banorët bëjnë thirrje për ndihmë (FOTO)

Masakra urbane që është bërë në Gjirokastër ndër vite, me ndërtime vend e pavend, jashtë çdo parametri urbanistik, është vetëm njëra anë e medaljes. Për jo pak pallate është dhënë leja e shfrytëzimit nga Bashkia Gjirokastër ndonëse punimet në objekt ishin të papërfunduara. Një rast i tillë është në lagjen ’11 Janari’, ku banorët e një pallati denoncojnë te ArgjiroLajm.net situatën me të cilën përballen çdo ditë.

Pallati 7 katësh nuk ka ende një ashensor, edhe pse banorëve iu është thënë vazhdimisht se ai do të ndërtohet. Që prej vitit 2011 kur nisi shitja e apartamenteve ashtu në gjendje të papërfunduar, sipas marrëveshjes së ndërtuesit me blerësit, s’ka asnjë përpjekje për të ndërtuar ashensorin e pallatit, pavarësisht se kjo ishte pjesë e kontratës. Banorët thonë se vendi ku duhet të vendoset ashensori qëndron ashtu i hapur, duke u kthyer në një rrezik potencial për të ta sa herë zbresin shkallët. Nga ana tjetër, ata denoncojnë edhe punimet me cilësi të keqe dhe gjysmë të përfunduara.

Siç shihet në foto, lagështia nëpër mure është kudo, ndërsa disa dritare të korridoreve të pallatit s’kanë ende xhama dhe se banorët vetë janë detyruar t’i mbulojnë me plastmas. Edhe pse cilësia e punimeve dhe blerja e apartamenteve është tërësisht një marrëdhënie kontraktuale mes dy palëve private, shitësit dhe blerësit, ajo që mbetet pashpjegueshme është se si mund të jepet leja e shfrytëzimit nga Bashkia Gjirokastër, në kushtet  kur objekti është ende i papërfunduar? ‘Njeriu punon gjithë jetën për të siguruar të vetmen gjë që i nevojitet më shumë, shtëpinë, por vjen një ditë dhe ajo bëhet e pajetueshme për shkak të papërgjegjshmërisë njerëzore dhe mungesës së shtetit’, thotë një prej banorëve të këtij pallati për ArgjiroLajm.net

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pete Davidson rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Nëna ime kishte frikë çdo ditë se do të vdisja

Pete Davidson rrëfen momentin që i ndryshoi jetën: Nëna ime kishte frikë çdo ditë se do të vdisja

13/04/2026
“Nuk na duhet një mrekulli”, Flick-Yamal trembin Atletico-n, besojnë te përmbysja

“Nuk na duhet një mrekulli”, Flick-Yamal trembin Atletico-n, besojnë te përmbysja

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al