Amfiteatri i Adrianopolit në Luginën e Drinos është një nga destinacionet turistike më të kërkuara prej turistëve që vijnë në Gjirokastër. Së fundi në këtë sit po kryhen gërmime arkeologjike nën drejtimin e profesorit Roberto Perna, si punime në mirëmbajtje, për sistemimin dhe kompaktësimin e strukturave të amfiteatrit. Punimet do të vijojnë disa ditë, në mënyrë që e gjithë infrastruktura të jetë gati. Adrianopoli do të jetë funksional për aktivitete kulturore dhe artistike, si pjesë të ndryshme teatrale, paradë e veshjeve tradicionale dhe koncerte folklorike. Adrianopoli është një sit i rëndësishëm i historisë dhe trashëgimisë tonë kulturore. Ai është i rrallë për nga forma, arkitektura dhe pozicioni gjeografik.
© ArgjiroLajm.net