• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër/ Rikthehet sëmundja e plasjes tek kafshët, preken edhe tre persona në Përmet

04/07/2019
Gjirokastër/ Rikthehet sëmundja e plasjes tek kafshët, preken edhe tre persona në Përmet

Është rikthyer në qarkun e Gjirokastrës sëmundja e Antraksit apo e njohur ndyrshe si sëmundja e plasjes, që prek bagëtitë e imta. Infektimi i kullotave po shkakton dëme tek të imtat dhe vatrat e reja nga sëmundja e antraksit, janë shënuar dy ditë më parë në fshatin Bulo që është pjesë e Bashkisë së Libohovës. Menjëherë specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë në Gjirokastër, kanë izoluar vatrën e semundjes, duke shmangur kontaktin me njerëzit apo dhe me konsumatorët e mundshëm. Antraksi fillimisht u konstatua në kullotën e bariut Avdul Avdulaj, ku para disa javësh kishin ngordhur tre bagëti të imta. Ndërsa ditët e fundit rastet e përhapjes së antraksit janë shtuar në nivele shqetësuese në këtë zonë.

“Fillimisht ngordhën 2 ose 3 kokë dele, por unë kujtova se janë helmu nuk e vura re se ju ka rënë plasja. Pas 3 ditësh më ngordhen edhe 3 dele të tjera, lajmërova doktorin, pastaj pavarsisht se doktori j’u bëri vaksina ato ngordhën prap. Për herë të parë sivjet ju ka rënë kjo sëmundje nuk më ka bërë ndonjëherë tjetër vaki”, shprehet Avdul Avdulaj.

Një tjetër bari shpreh shqëtësimin për përhapjen e antraksit duke rrezikuar kullotate bagëtive.

“Është një dëm i madh se po filluan mund të ngordhin shumë dele, pataj përhapet në zonë edhe hajde munde sëmundjen pastaj. Prandaj duhet të jetë në vrejtje të doktorave dhe duhet që vaksinat të bëhen çdo vit për plasje. Ndërsa edhe ne çobanët duhet të jemi më të kujdesshëm”, shprehet Petref Avdulaj.

Në total janë gjithsej 11 bagëti që kanë ngordhur ditët e fundit në stanin e Avdul Avdulajt ndërkohë që rastet i janë nënshtruar masave të karantinës. Shërbimi Veterinar ka dërguar vaksina si mjete të vetme parandaluese për të shpëtuar nga kjo sëmundje e transmetueshme edhe tek njerëzit përmes konsumit te mishit të kafshëve. Krahas vaksinimit, është operuar edhe me groposjen e kafshëve të infektuara apo dhe me djegien e tyre.

Bagëtitë e imta, delet dhe dhite në Gjirokastër preken shpesh nga sëmundja e plasjes si pasojë e infektimit nga bacilli i plasjes mikrob i cili qëndron aktiv 40 vjet nga momenti fillestar që nuk është eleminuar. Në kushtet e sotme me temperatura të larta, plasja gjen favorizim. Një javë më parë, katër rastet e para u konfirmuan në Sukë të Përmetit ku pati edhe tre persona të infektuar nga kjo sëmundje por pa probleme serioze për jetën. /Report Tv

Related Posts

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026
Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin
Kryesore

Protestuesi pretendon se është dhunuar në Komisariat/ Policia nxjerr procesverbalin

19/11/2026
Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh
Kryesore

Elektricisti 54-vjeçar humbi jetën gjatë stuhisë në Himarë, familja: Mezi priste të bëhej gjysh

19/11/2026
Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027
Kryesore

Kuvendi miraton në mesnatë Buxhetin për vitin 2027

19/11/2026
Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi
Kryesore

Grupi nga Kumanova/ Si e pengoi Mossadi vrasjen e biznesmenit izraelit në Gerqi

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al