Një grua ka mbetur e plagosur në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi në lagjen ’18 Shtatori’, pranë ish shtëpisë së ofiecerave. Sipas policisë, 68-vjeçarja L.SH, banuese në Gjirokastër, është goditur me pasqyrën e një makinë që po lëvizte në rrugë. Gruaja është rrëzuar dhe më pas u dërgua për mjekim në spital. Shoferi nuk ndaloi, por u largua me shpejtësi. Policia punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
© ArgjiroLajm.net









