Bashkia Gjirokastër ka publikuar disa foto në faqen e saj në Facebook, të një fjetine të skifterit kthetraverdhë, shpend i rrallë i cili qëndron në Luginën e Drinos. Por sipas Bashkisë fjetina është në pemët pranë këtij institucioni.
“Shumë pranë institucionit të Bashkisë në rrepet qindravjeçarë ndodhet një fjetore e skifterit kthetraverdhë.Aty kalojnë natën 200- 300 individë. Kjo pasuri natyrore sëbashku me Kalin e Qyqes që ndodhet në rrethinat tona, përbëjnë një tjetër atraksion turistik për të apasionuarit pas natyrës.💪 #TurizmiMotorZhvillimi”, shkruhet në faqen e Bashkisë.