Një i ri nga Gjirokastra është ndaluar prej policisë dhe ndaj tij është bërë kallëzim në Prokurori. Mësohet se 21-vjeçari H.A, banues në Gjirokastër, ka tentuar të vjedhë dyqanin e shtetasit H.N, 63 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Granicë’. Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
© ArgjiroLajm.net