Tre persona janë kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës pas një sherri të ndodhur dy ditë më parë. Policia thotë se shtetasit Z.I., Sh.I., dhe S.I., vjeç, 32, 47 e 34, banues në Gjirokastër, dyshohet se në lagjen “Gërhot”, kanë goditur me sende të forta shtetasin A.M., vjeç 49, banues në Gjirokastër. Motivet e konfliktit nuk bëhen me dije, ndërsa çështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net