Një vajzë 6-vjeçare nga Gjirokasta ka mbetur e lënduar pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Kodra e Shtufit”, ku fëmija po luante me bashkëmoshatarët. Mësohet se vajza është rrëzuar nga një lartësi shumë e madhe e krijuar nga gërmimi i tokës për ndërtimin e një pallati, por trotuari mbi humnerën e krijuar nga gërmimi nuk ka asnjë masë mbrojtëse. Fillimisht mori mjekim shëndetësor në spitalin “Omer Nishani”, por për shkak të gjendjes jo të mirë u nis drejt kryeqytetit.
©argjiroja.net