• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, vetëm një student i regjistruar për Mësuesi

21/09/2019
Rektori i Gjirokastrës: Studentët tanë nuk protestojnë sepse s’e kanë paguar ende tarifën për provimet e mbartura (VIDEO)

Rritja e pragut të notës mesatare për pranimet në degët e mësuesisë duket se do i çojë këto programe drejt mbylljes në disa universitete, të paktën për këtë vit akademik. Kjo gjë po ndodh aktualisht me Universitetin e Gjirokastrës. Nëse një vit më parë maturantët me mesatare duke filluar nga 6,5 mund të aplikonin për të ndjekur studimet e larta për mësuesi, këtë vit e kanë të pamundur, pasi mesatarja e tyre duhet të jetë mbi 7. Sipas te dhenave nga Universiteti i Gjirokastrës, i cili në masën 70% të programeve i ka rreth degëve të mësuesisë, është regjistruar vetëm 1 student. Konkretisht në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër për këtë vit akademik janë regjistruar në degët Matematikë-Fizikë dhe Histori-Gjeografi respektivisht nga 1 student, shkruan Gazeta Shqiptare.

Në degët Gjuhë e huaj Italisht dhe Gjuhë e huaj Greqisht janë regjistruar vetëm 2 studentë për secilën degë. Ndërsa në degët Teknologji Informacioni dhe Biologji janë regjistruar 4 studentë. Nëse edhe faza e dytë e regjistrimeve për këtë vit nuk do të ketë regjistrime në degën e Matematikë- Fizikë dhe Gjuhëve të Huaja Italisht dhe Greqisht, këto degë do të mbyllen për të dytin vit radhazi. Pra, mungesa e studentëve sikundër vjet do të çojë në moshapjen e degëve për studentë të rinj.

Për pasojë, kjo do të sjellë mbylljen e këtyre departamenteve, siç e parashikon ligji për arsimin e lartë. Por, pavarësisht se sipas ligjit të arsimit të lartë një program studimi hapet me 10 ose më shumë studentë, në Gjirokastër sipas profesor Jani Dine hapet edhe me 5 studentë, kjo sipas një vendimi të brendshëm të senatit të universitetit. Vitin e kaluar degët si Matematikë-Fizikë, Teknologji Informacioni, Gjuha Italiane dhe Gjuha e Letërsia Greke nuk patën regjistrime studentësh e për pasojë këto degë nuk funksionuan. Por situata përsëritet edhe këtë vit dhe mund të ketë të njëjtin përfundim.

Ndryshe nga degët e sipërpërmendura, në tërësi në universitetin “Eqrem Çabej” ka numër të rritur aplikantësh krahasuar me vitin e kaluar. Kjo si pasojë edhe të programeve 2-vjeçare që janë hapur vitin e kaluar në Universitetin e Gjirokastrës. Konkretisht, vitin e kaluar në këtë universitet kishte 1200 aplikantë, ndërsa këtë vit akademik janë 1500 aplikantë. Në fazën e parë të regjistrimeve për këtë vit akademik janë regjistruar rreth 250 studentë. Numri më i madh i tyre janë tek degët 2-vjeçare, në të cilat studentët përfitojnë vetëm një certifikatë.

Ajo që vihet re është se këtë universitet e zgjedhin maturantë me mesatare të ulët. Burime konfidenciale nga Universiteti i Gjirokastrës kanë bërë të ditur se bazuar tek të dhënat e aplikantëve të deritanishëm, ka një reduktim të aplikimeve të maturantëve me mesatare mbi 7 dhe rritje të studentëve me mesatare nën 6,5./ GSH

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Labi: Motra u martua me zezak, nuk i kam folur për pesë vite

Labi: Motra u martua me zezak, nuk i kam folur për pesë vite

30/12/2025
Milan-Nkunku, “dopieta” largon francezin nga Milano, në mes futet Fenerbahce

Milan-Nkunku, “dopieta” largon francezin nga Milano, në mes futet Fenerbahce

30/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al