Dy persona nga fshati Arshi Lengo në Gjirokastër janë shpallur në kërkim prej policisë. Kjo e fundit thotë se në banesat e këtyre dy shtetasve, A.S, 43 vjeç dhe F.S, 38 vjeç, u gjet 30 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë nga Prokuroria e Gjirokastrës.
© ArgjiroLajm.net