Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Picar të Gjirokastrës. Përmasat e zjarrit janë të mëdha dhe nga raportimet mësohet se po rrezikohet edhe një objekt kulti i fesë Bektashiane. Në vendngjarje kanë mbërritur 2 grupe zjarrfikësish të cilët po bëjnë të mundur vënien në kontroll të flakëve, për të mos rrezikuar edhe banesat aty pranë.