Në hyrje të fshatit Andon Poçi ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha, i cili për shkak të përhapjes dhe afërsisë me zonën e banuar paraqet rrezik për banesat dhe një fabrikë uji që ndodhet pranë vatrës së zjarrit.
Shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë MZSH Gjirokastër është angazhuar menjëherë me forcat dhe mjetet në dispozicion për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe objekteve në rrezik.
Situata vijon të jetë në monitorim dhe ndërhyrja po vijon me intensitet









