• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra italiane, të pathënat e godinave që ndryshojnë nga stili otoman (VIDEO)

02/03/2025
Gjirokastra italiane, të pathënat e godinave që ndryshojnë nga stili otoman (VIDEO)

Gjirokastra është një nga qytetet që tashmë njihet jo vetëm në Europë, por edhe më gjerë për arkitekturën e veçantë që ofron. Zona muzeale është më e veçanta, kur mes godinave karakteristike hasim edhe ato të cilat I përkasin stilit dhe arkitekturës italiane, të cilat janë ndërtuar në vitet 1920-1949, periudhë kur në qytetin e gurtë nisi dhe zhvillimi social-ekonomik. Teodor Bilushi, konsull nderi i Italisë, tregon se ndërtesat e para kanë qenë Hotel Royal dhe Banka di Napoli, me vendndodhje në zemër të pazarit, të cilat edhe sot vijojnë të jenë funksionale për sektorë të ndryshëm.

Shumë familje të pasura kryesisht ato që ushtronin aktivitet tregtar në atë periudhë, investuan pranë studiove italiane për dnërtimin e godinave të cilat ndryshonin nga stili ottoman, ku disa nga elementet e rinj ishin kangjellat, ballkonet, tjegullat dhe më kryesorja, përdorimi i betonit.

Sipas Bilushit, interesi i turistëve italianë për t’u njohur me këtë pjesë të historisë është i lartë, por ende duhet shumë punë që këto ndërtime me vlera historike të jenë pjesë e guidave për turistët.

Ndërtimet italiane të viteve ’20-’40 do të shtriheshin edhe në mjaft vepra të tjera si ura, nënstacioni elektrik, kabina, e gjimnazi Asim Zeneli. Ashtu si elementët e tjerë të kësaj stratigrafie, periudha paraotomane, otomane, periudha e viteve 20-40 si dhe ajo e regjimit komunist, duke u studiuar dhe evidentuar, sjellin së bashku reflektime mbi të tashmen dhe të ardhmen e qendrës historike të Gjirokastrës, qytetit muze dhe pjesë e trashëgimisë botërore Unesco./Abc

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

02/05/2026
Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

01/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al