• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra mban rekord, është qarku me më shumë…

26/04/2018
Gjirokastra mban rekord, është qarku me më shumë…

A e njihni mirë Shqipërinë turistike dhe burimet e saj? Kur themi burimet nënkuptojmë që nga pikat kulturore, monumente të natyrës si shpella, kanione apo edhe objekte kulti. Shifra e gjithë burimeve turistike sipas një bilanci të bërë së fundmi dhe të publikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është  3390. Qarku me pasuritë më të mëdha është ai i Gjirokastrës me 697 burime që nis me Kalanë e qytetit që është më përfaqësuesja dhe mbyllet me qytezën e Dedjanit në Përmet.

Gjirokastra ndiqet nga Berati, me 569 burime turistike që edhe në këtë rast nisin me kalanë e qytetit pasohet nga kalaja e Krotinës, ajo e Mjeshtovës e me radhë lista mbyllet me Kroin Mbret dhe Kanionet e Xhunovës.  Qarqet me pasuri më modeste janë Durrësi dhe Lezha me nga 98 burime turistike në listën e tyre ndërkohë që Fieri ka vetëm 92.

Por edhe pse Shqipëria ka kaq shumë burime vetëm një pjesë e këtyre atraksioneve janë promovuar apo bërë pjesë e guidave turistike. Tendenca e vizitave është drejt pikave më simbolike ndërkohë që turizmi i aventurës përmes grupeve të veçanta që organizohen fundjavave po eksperimenton viteve të fundit në destinaicone të reja. Të tilla janë lumi i Shalës i konsideruar si Tajlanda Shqiptare, Ujvara e Sotirës apo Kanionet e Osumit.

Edhe në kryeqytet ka gjithmonë e më shumë interes për të vizituar rrethinat ku përveç Petrelës, Prezës apo Dajtit që kanë kohë që janë pjesë e axhendës së fundjavave janë shtuar edhe pika të tilla si Syri i Ciklopit, Kanionet e Erzenit e një seri atraksionesh të tjera.

Shqipëria ka qenë vitin e fundit në fokusin e mediave të huaja që promovonin bukuritë e vendit, ndërsa dhe numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm. Burtinti, Berati, Gjirokastra, Kalaja e Krujës, apo dhe bregdeti janë destinacionet që u bëjnë më shumë përshtypje mediave të huaja.

Sipas statistikave të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit kanë hyrë 677 mijë shtetas të huaj, me një rritje prej 12.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në sezonin e verës pritet që turistët e huaj të shënojnë sërish rritje. Hotelet kanë raportuar se ata janë prenotuar tashmë, ku kryesorët janë sërish polakët, ka rritje të ukrainase dhe risi këtë vit janë nordikët, që kanë rezervuar në Durrës, përmes agjencisë Apollo.

Related Posts

Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon
Kryesore

Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon

23/11/2026
PD dorëzon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit (FOTO)
Kryesore

Zbardhen disa nga emrat e kandidatëve të PD për zgjedhjet lokale, Albert Malaj pritet të garojë për Tepelenën

23/11/2026
“Corriere della Sera”: Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët
Kryesore

“Corriere della Sera”: Dubai nuk është më strehë e sigurt për kriminelët

23/11/2026
Vajza brune e Gjirokastrës që bëri për vete dy zemra, Muntaz Dhramin dhe Ismail Kadaren
Kryesore

Vajza brune e Gjirokastrës që bëri për vete dy zemra, Muntaz Dhramin dhe Ismail Kadaren

23/11/2026
3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

Kumbaro mbron të rinjtë që dialoguan me Ramën: Takimi me kryeministrin nuk është tradhti!

22/11/2026
Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)
Kryesore

Tragjike në Itali, 31-vjeçarja shqiptare humb jetën në aksident! Plagosen edhe tre fëmijë (Emri)

22/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Festë dhe trazira, Parisi e djeg për triumfin në Champions League

Dëmtohet dhe më pas gjen policinë në shtëpi, ters i madh për yllin e PSG

23/11/2026
Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon

Ministri i Jashtëm grek: Do të zgjerohemi me 12 milje në detin Jon

23/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al