• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra ndër qytetet më qejflie, ja sa shpenzohen për argëtimin

30/05/2019
Gjirokastra ndër qytetet më qejflie, ja sa shpenzohen për argëtimin

Tirana nuk është vetëm kryeqytet, por edhe epiqendra e argëtimit dhe çlodhjes në Shqipëri. Edhe për vitin 2017, Tirana mban rekordin e shpenzimeve në kategorinë art, argëtim dhe çlodhje, me 4.8% të totalit të shpenzimeve të këtij qarku. Vlera e shtuar bruto është ajo çka prodhon apo shpenzon ekonomia në një vit, duke përjashtuar taksat dhe subvencionet.

Pesha që zënë artet, argëtimi dhe çlodhja në totalin e ekonomisë së vendit ka shënuar rritje. Sipas INSTAT, artet, argëtimi dhe kultura kontribuuan me 3% në vlerën e shtuar bruto të ekonomisë, nga 2.47% që kishte kontribuar në 2015-n. Në vlerë absolute, shpenzimet për argëtim ishin 40.6 miliardë lekë, ose rreth 325 milionë euro (sipas të dhënave të përpunuara nga ‘Monitor’, bazuar në vlerën totale të shtuar bruto, të raportuar nga INSTAT).

Në degën e ekonomisë art, argëtim dhe kulturë përfshihen një sërë aktivitetesh, shfaqjet artistike deri tek aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve, nga aktivitetet në muze dhe biblioteka te palestrat dhe aktivitetet e tjera çlodhës. Pjesa më e madhe e kësaj shume të shpenzuar ka shkuar për lojërat e fatit (kompanitë kanë raportuar rreth 130 milionë euro në vit të ardhura), aktivitet ky që nga 1 janari i këtij viti është tashmë i ndaluar me ligj. Vetëm në Tiranë, shpenzimet për argëtim llogariten në rreth 210 milionë euro në 2017-n, ose gati 60% e shumës që shpenzohet për këtë qëllim në të gjithë vendin.

Po cilat janë qytetet e tjera më qejflie?

Renditja nuk ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet e mëparshme. Edhe pse mbahen për “kurnacë”, kur vjen puna te argëtimi gjirokastritët nuk e shtrëngojnë dorën. Kjo degë e ekonomisë zinte 3.2% në totalin e vlerës së shtuar të ekonomisë së qarkut. Pesha e kësaj dege të ekonomisë në Qarkun e Gjirokastrës shënoi rritje krahasuar me vitin 2015, ku zinte vetëm 2.6% të totalit të vlerës së shtuar.

Qarku i Korçës renditet i treti. Korça është shndërruar në vitet e fundit si destinacion kryesor i turizmit kulturor, me vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj. Vlera e shtuar bruto nga kjo degë e ekonomisë në Qarkun e Korçës për 2017-n përllogaritet 2.9%. Aktiviteti në këtë degë të ekonomisë ka pasur tendencë rritëse edhe në Korçë, pasi në 2015-n vlera e shtuar bruto përllogaritej 2.4%.

Por ndryshe nga qarqet e mësipërme, vlonjatët kanë kufizuar qejfet në 2017-n. Vlera e shtuar bruto për këtë degë të ekonomisë shënoi 1.9% të totalit, nga 2.3% që ishte në 2015-n. Ndonëse Qarku i Vlorës është një zonë turistike e frekuentuar, njerëzit kanë mbledhur dorën me shpenzimet për art, argëtim dhe çlodhje.

Vendi i Vlorës është zëvendësuar nga Durrësi dhe Lezha, të dyja destinacione turistike. Në 2015-n, Durrësi renditej në vend të shtatë për sa i përket peshës së argëtimit në ekonominë totale të qarkut, ndërsa në 2017 kapërceu tre vende për t’u renditur i katërti. Qarqet me shpenzimet më të ulëta për argëtim janë Kukësi me 1.6%, Elbasani me 1.5%, Berati me 1.3% dhe Fieri me 0.9%.

Të fundit e klasës në argëtim mbeten dibranët. Në Qarkun e Dibrës, dega e ekonomisë “arte, argëtim dhe çlodhje” shënoi kontributin më të ulët në vlerën e shtuar bruto të këtij qarku, me vetëm 0.6%./MONITOR

Related Posts

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)
Kryesore

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)

18/07/2026
Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë
Kryesore

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi
Kryesore

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik
Kryesore

Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik

17/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)

18/07/2026
FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al