• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra me objektet muzeale si atraksion turistik (FOTO)

28/06/2017
Gjirokastra me objektet muzeale si atraksion turistik (FOTO)

Kur flasim për qytetet muzeale të vendit tonë, në krye të tyre vendosim Gjirokastrën me arkitekturën e saj mesjetare.

Një qytet i vendosur në shpatmali me vështrim nga verilindja duke vështruar luginën e Drinos. Është një nga qytetet më të vizitueshëm nga turistët vendas e të huaj për historinë dhe objektet muzeale e kulturore. Në morinë e këtyre objekteve është edhe shtëpia ose kulla e Zekatëve.
Shtëpitë e larta të fortifikuara të tipit kullë u përkisnin pronarëve të pasur, si zyrtarëve të administratës ose tregtarëve. Ato kanë të gjitha një kompozim bazë: një kat të poshtëm ndërtuar detyrimisht prej guri për arsye sigurie dhe në katet më të larta janë vendosur dhomat kryesore për familjen, zakonisht me shumë kurorë.

Nëpër mure ka frëngji për të mundësuar mbrojtjen nga armiqtë. Shtëpia e Zekateve është një shembull i mrekullueshëm i kullës tipike. Eshte ndërtuar më 1811-1812 me dy kulla binjake dhe një harkatë të madhe të dyfishtë. Prej këtu pamjet nga lart e qytetit dhe të luginës së lumit Drino janë spektakolare.
Shtëpia ka tre kate, ku i poshtmi përmban dhomat e magazinimit, një kuzhinë të lartë dhe sterat e ujit, si dhe shkallët që gjarpërojnë lart për në katet e tjera.

Kati i dytë ka dhomat kryesore, që shërbenin për degë të ndryshme të familjes, ndërsa kati i sipërm ka një dhomë të madhe pritjeje dhe dy dhoma të tjera. Dhoma kryesore është tipike për shtëpitë më madhështore të Gjirokastrës me mure me afreske, tavan druri të gdhendur dhe oxhak të zbukuruar. Ky kat i fundit ishte i destinuar për t’u përdorur nga e gjithë familja. Në qendër të katit, pranë shkallëve, është një ballkon druri që mbizotëron mbi qytet. Një pjesë e tij është më e ngritur e rezervuar për kreun e familjes, ku ai qëndronte dhe gostiste miqtë dhe shikonte se ç’ndodhte në qytetin poshtë këmbëve. sot ajo është një atraksion për vizitorët vendas e të huaj.


Related Posts

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave
Lajme

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
Kryesore

Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

24/11/2026
Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para
Kryesore

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para

24/11/2026
Ben Ahmetaj do të përjashtohet nga PS? Ja çfarë thotë Blendi Klosi
Kryesore

Klosi tregon pse u përjashtua Elisa Spiropali: Iu dha mundësia të dëgjohet…

24/11/2026
Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun
Kryesore

Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun

24/11/2026
Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi
Kryesore

Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi

24/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
VIDEO/ Reali me 5 “yje” në Champions, barazime dhe gola në supersfida

VIDEO/ Reali me 5 “yje” në Champions, barazime dhe gola në supersfida

24/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al