• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra, qarku i tretë me të ardhurat për frymë më të larta në Shqipëri

31/05/2019
Shqipëria është ndër shtetet me më shumë ditë zyrtare pushimi

Në vlerësimin që Eurostat i bën nivelit të jetesës në Europë i konsideron të varfra ato rajone qe i kanë të ardhurat për frymë më pak se 75 për qind e të ardhurave mesatare te vendeve anëtare të BE. Duke i identifikuar rajonet nën nivelin 75 për qind shpërndahen fondet për të çuar përpara kohezionin social. Në Europë rajonet më të varfra janë në pjesën lindore, dhe jugore të saj, si Rumani, Bullgari, Greqi dhe disa rajone në Spanjë, të cilat i kanë të ardhurat për frymë nga 60-75 për qind të mesatares së BE. Por një vlerësim i fundit i INSTAT zbardh dramën e gjendjes ekonomike të rajoneve shqiptare dhe 12 qarqeve të vendit, të cilat i rendit shumë keq edhe në raport me rajonet më të varfra të Europës.

Të dhënat tregojnë se vetëm qarku i Tiranës e ka PBB-në për frymë sa 42 për qind e mesatares së BE-së teksa 8 qarqe të tjera i kanë të ardhurat për frymë më pak se 25 për qind e të nivelit mesatar të BE-së për vitin 2017.

Qarku më i varfër i vendit Kukësi, e ka PBB për frymë sa 18 për qind e mesatares se Europës, duke u renditur edhe për vitin 2017 si, rajoni më i varfër i Europës. Qarku i Fierit i ka të ardhurat sa 31.3% e mesatares së BE-së, Gjirokastra 30.9%, Durrësi 30.2 %, Vlora 25.6%, Berati me 25.4%, Dibra me 22.8%, Korça me 22.7%, Shkodra me 21.9.3 % dhe Elbasani me 21.1 për qind e mesatares së BE.

Brenda vendit, Tirana e ka PBB për frymë 2.2 herë më të larta se qarku i Kukësit që është më i varfëri në vend. Ndërsa gjithashtu Tirana ka një diferencë të madhe ekonomike edhe me qytetin e Elbasanit edhe pse janë fqinjë. PBB për frymë në Elbasan është dy herë më e ulët se në Tiranë.

Përgjatë vitit 2017 hendeku ekonomik ndërmjet Tiranës dhe rajoneve të tjera u thellua më tej. Teksa kjo ecuri është një paralajmërim se qytet shqiptare do të vijojnë të zbrazen drejt Tiranës apo në emigracion pikërisht për shkak të hendekut të lartë ekonomik.

Më 2017 rritjen më të lartë e shënoi Qarku Tiranë me një rritje në terma realë prej 8,54 %, i ndjekur nga Qarku Durrës me një rritje në terma realë prej 4,09 % dhe Qarku Berat me një rritje në terma realë prej 1,92 %.
Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun Vlorë, duke shënuar një rënie në terma realë prej 3,26 % dhe në Qarkun Korçë me një rënie në terma realë prej 2,22 %.

Si një e tërë, të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa rreh 30% e mesatares së BE-së, duke e renditur edhe si shtet si më të varfërin e Europës. Serbia dhe Maqedonia e kanë këtë tregues në rreth 37% dhe 35% përkatësisht, ndërsa në mal të Zi është rreth 40%.

Sipas Eurostat, pabarazitë që ekzistojnë midis rajoneve të ndryshme mund t’i atribuohen një gamë të gjerë faktorësh, duke përfshirë: ndryshimet e sjella nga globalizimi (si zhvendosja dhe kalimi i aktiviteteve prodhuese dhe shërbimeve), trashëgimia e ish sistemeve ekonomike, zhvillimet socio-ekonomike, largësia gjeografike dhe disponueshmëria e burimeve, duke përfshirë ato njerëzore. Këto manifestohen, ndër të tjera, në formën e privimit social, strehimit me cilësi të dobët, kujdesit shëndetësor ose arsim, shkallë më të lartë të papunësisë, ose infrastructure e papërshtatshme./monitor.al

Related Posts

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!
Kryesore

Rama falënderon ministren e dorëhequr të Shëndetësisë: Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis!

02/09/2026
Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup
Kryesore

Ultimatumi i Ramës: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi. Inspektorët me kamera inteligjente në trup

02/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri
Kryesore

BKH-ja krijon “hartën” e krimit të organizuar në Shqipëri

02/09/2026
U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)
Kryesore

U kapën me mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Gjirokastër (Emrat)

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miliona euro për shitjen, sulmuesit të Kombëtares i bëhet problem pasaporta

Miliona euro për shitjen, sulmuesit të Kombëtares i bëhet problem pasaporta

02/09/2026
Incidenti i rëndë në Elbasani-Vllaznia/ “Bie çekani” i Disiplinës, pezullim i rëndë për Xhaferrin, dënohet edhe trajneri Martini – Balkanweb.com – News24

Incidenti i rëndë në Elbasani-Vllaznia/ “Bie çekani” i Disiplinës, pezullim i rëndë për Xhaferrin, dënohet edhe trajneri Martini

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al