• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjuha e Gjirokastrës që nuk e merr dot njeriu

23/03/2022
Gjuha e Gjirokastrës që nuk e merr dot njeriu

Nga Aleksandër Çipa

Gurët në këtë qytet, janë fjalë dhe gërma të një shkrimi të ngjeshur gurgdhendësish të një kohe vijuese. Këta, pra gurëgdhendësit, nuk janë thjesht ustallarë të një brezi, por janë sua mjeshtrash të një kohe, që shtrihet në të shkuarën dhe vijon të zgjatet në të ardhmen. Ata e kanë të tyre këtë gjuhë me brendi të së njëjtës jetë në disa breza dhe befasi të të njëjtit art në pakohësi.

Gurëgdhendësit këtu, janë një specie që nuk mund t’i gjesh e as mund t’i takosh tjetërkund. Ata janë anonimë si në poezinë më të bukur orale të këtij populli dhe eposit tonë. Arti i tyre është si puna e mjeshtërisë së aedëve, si e vjershëtorëve natyralë, si e skulptorëve që nuk kanë ardhur dhe janë gatuar nëpër galeri apo studio, por janë formuar përmes daltimit në një shkollim unik për format unike dhe gjuhën aq universale të gurëve. Ata janë Homerë të një arti që nuk krijohet vetëm në të shkuarën, aq më tepër në antikitet, por që vijohet me bukuri të tillë në rrjedhësinë kohore, duke u shfaqur e shijuar si i tillë, në imazhin real të arkitekturës dhe elementeve të gurta të saj.

Në këtë qytet janë fjalët e një gjuhe universale pa shkronja, të një njerëzie të pagjendshme gjetkë.
Të vetmit që e zotërojnë këtë aftësi gjuhe dhe komunikimi janë gurëgdhendësit e disa shekujve varg. Ata nuk e patën kurrë vështirësi dhe hall moskuptimin e gjuhës së tyre të mishëruar në forma dhe shenja gurësh. Ata punuan për të gjallët si bashkëkohës dhe ishin të vetëbindur për kuptueshmërinë e artit të tyre.

Shoqëria njerëzore e qytetit nuk ua trazoi atë gjuhë, madje për ta cilësuar atë vlershmërisht, ndoshta vlen më shumë fjala gluhë se sa gjuhë. Këtë art gurëshkrues e formëdhënës, këta mjeshtra e lenë mishërueshëm me një qetësi dhe madhështi murg-uese, për bashkëkohësit, pasardhësit dhe pasardhësit që ende nuk janë projektuar për ardhjen e tyre.

Në këtë mënyrë, tek gurët e këtij qyteti, të lidhur dhe bashkuar në arkitekturën më të rrallë në Botë, mund të gjesh dhe lexosh pa qenë nevoja e njohjes se disa alfabeteve, gluhën e bukur të kalldrëmtë dhe të qosheve të skalitura. Në këtë qytet është kjo gjuhë unike që nuk e flet njerëzia, por e ka të fiksuar qyteti në veshjen dhe fytyrën e vet. Kjo befasi dhe njëherësh kërshëri njerëzore, që të zgjon dhe imponon gjuha e gurgdhendjes gjirokastrite, do të paraprijë ardhësit e nesërm dhe të tejkohshëm të botës sonë në këtë rruzull.

Në këtë mënyrë, Gjirokastra e ka sfiduar arkeologjinë e ardhme, sepse materien e shkruar të artefakteve të veta e ka të tillë si pamje të plotë qyteti që është i destinuar të ketë moshën e gurit. Në historinë dhe jetën e qyteteve të tjera të botës, artefaktet kërkohen nën dhe apo në rënoja, tek ky qytet së pari, i gjen tek pamja dhe nuk të mjafton koha për t’i mësuar të gjitha ato që mban dhe fsheh në thellësitë e veta. Në këtë qytet njeriu fiton ndiesinë dhe ndërgjegjen e kohës së pamjaftueshme për shkak të një kohe të gurtësuar me art që vjen pakufizueshëm nga e shkuara dhe trashëgohet paditurisht drejt së ardhmes.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al