• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjykatësi britanik, moral trafikantit shqiptar: Turp që s’punoni në Shqipëri, por përfshiheni këtu në kriminalitet

28/10/2025
Gjykatësi britanik, moral trafikantit shqiptar: Turp që s’punoni në Shqipëri, por përfshiheni këtu në kriminalitet

Një shqiptar është dënuar me pesë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kap me një shumë të konsiderueshme parash, kanabis, kokainë dhe një pasaportë të falsifikuar.

Tofik Jakupi, shqiptari 28-vjeçar, baba i dy fëmijëve, u ndalua nga policia britanike pasi u kap me 1,300 paund, më shumë se 6 gram kanabis, 35 pako kokainë si dhe një pasaportë italiane të falsifikuar, pas kontrollin në një makinë që ai e kishte marrë me qira.

Gjykata në Derby tha se Jakupi kishte ndihmuar në ngritjen e një plantacioni kanabisi në Northamptonshire dhe po transportonte një pjesë të drogës drejt Greater Manchester, ku edhe jetonte. Sipas prokurorit Alex Wolfson, i pandehuri i dërgonte fitimet nga trafiku i drogës në Shqipëri për të mbështetur familjen e tij.

“Ky nuk është dikush që është i varur nga droga, por një person që shpërndan drogë dhe para si pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Ai po udhëtonte në një makinë të shtrenjtë me qira në një autostradë të madhe dhe ishte qartësisht i besuar nga grupi”, u shpreh gjatë seancës gjykatësi Martin Hurst.

Gjykatësi shtoi se Jakupi do të deportohet në Shqipëri pas përfundimit të dënimit.

“Nuk e di nëse je këtu ligjërisht apo ilegalisht, por do të deportohesh pas vuajtjes së dënimit.

Ke një familje në Shqipëri dhe është për të ardhur keq që nuk qëndrove atje për të punuar dhe për të ndërtuar atë vend, në vend që të vije këtu për të kryer krime”, përfundoi ai. (TCH)

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
Celje, trajneri para Egnatias: Jemi gati, duam fitoren

Celje, trajneri para Egnatias: Jemi gati, duam fitoren

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al