Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka qenë e para që ka reaguar nga qeveria pas goditjes me grusht të Sali Berishës. E pyetur nga gazetarët për këtë incident ajo ka thënë.
“Nuk kam informacion, kam qënë në marrëveshje. Aktet e dhunës nuk janë të mira, shpresoj që Berisha të jetë mirë me shëndet”, shprehet Balluku.
Ish-kryeministri Sali Berisha u godit me grusht nga një i ri nga Tirana, Gert Shehu. Pas neutralizimit ai u arrestua nga Policia e Shtetit. Nuk dihen ende arsyet përse ai e kreu këtë akt dhune. ©argjiroja.net