Një tjetër rast vjedhje është regjistruar në Sarandë. Policia thotë se një natë më parë në lagjen Nr.3 janë vjedhur 30.000 lekë dhe 2 steka me cigare në marketin e shtetasit A.S., vjeç 38, banues në këtë lagje. Policia punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa çështja po hetohet nga Prokuroria e Sarandës.
©ArgjiroLajm.net









