Një tjetër rast vjedhje e një shtëpie emigranti është denoncuar në Komisariatin e Policisë Sarandë. Vjedhja ka ndodhur në fshatin Cukë, pranë Sarandës në shtëpinë e një 34-vjecareje, emigrante në Greqi. Rasti është denoncuar nga fqinjët, të cilët kanë shtëpinë të hapur nga hajdutët. Nga konstatimet e para mendohet që hajdutët të kenë marrë një televizor dhe një pompë uji. Nga ana e policisë njoftohet se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.









