• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Grabitja e Rinasit, dëshmia zyrtare e dështimit të shtetit me koncension

10/04/2019
Grabitja e Rinasit, dëshmia zyrtare e dështimit të shtetit me koncension

Nga Mentor Kikia 

Ajo që ndodhi në Rinas nuk ka më nevojë për epitete. Nuk ka nevojë as për mburrje për vrasjen e një grabitësi. Aq më pak ka nevojë për replika me ata që kritikojnë. Ajo ka nevojë për një shkundje totale të shtetit dhe qeverisë.
Aksionit të grabitjes së djeshme i mungote vetëm regjia televizive, për ta transmetuar live në rrjetet sociale.

Ata mund të kishin qenë edhe terroristë që mund të rrëmbenin avionin me pasagjerë, të merrnin nën kontroll kullën e kontrollit, të merrnin nën kontroll të gjithë aeroportin dhe flotën e avionëve që gjendeshin në pistë. Pra mund të bënin çtë donin.

Askush nuk duhet të nxjerrë me kokën në ekran e të thotë se faji është i koncensionarit. Sepse shqiptarët njohin për shtet shtetin e tyre, njohin për kryeministër, kryeministrin e tyre dhe për president, presidentin e tyre. Nuk njeh askush si autoritet drejtorin ekzekutiv të një kompanie private.

Grabitësit janë vetëm ekzekutorët e këtij krimi të përsëritur, ndërsa përgjegjësit janë në aeroport, apo edhe më lart. Hetimet duhet të zbulojnë të gjitha përgjegjësitë dhe përgjegjësit. Ndërsa qeveria duhet tu japë fund praktikave, tashmë zyrtarisht të dështuara, të ofrimit të shërbimeve delikate privatëve, që çojnë deri në cënimin e sigurisë kombëtare.

Nuk mundet që kompani që punësojnë hallexhinj për 200 Euro në muaj të garantojnë sigurinë e institucioneve dhe objekteve të rëndësisë së veçantë. Grabitja e djeshme nuk duhet të jetë çudia e radhës që zgjat vetëm 3 ditë dhe që shoqërohet vetëm me ndërrimin e zinxhirit të derës që këputën grabitësit.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al