• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gratë në Gjirokastër mbajnë dylbi, tradita e habitshme që vjen nga diktatura

23/05/2019
Gratë në Gjirokastër mbajnë dylbi, tradita e habitshme që vjen nga diktatura

Për të shkuar në kullën e Zekatëve, duhet të kaloje në oborrin e një tjetër shtëpie, të po të njëjtit mbiemër. Në qendër të oborrit ishte një tavolinë ku kalonin ditën, siç dukej, Meliha Zeka me të shoqin.

Kishin ca vite që i kishin kaluar të dy të ’80-at, ndaj të ngjisnin e zbrisnin tatëpjetën që të çonte për në shtëpinë e tyre nuk mundeshin më. Mjaftoheshin me pamjen që ofronte ballkoni, që në të vërtetë ishte nga më të mirat në qytet.

Edhe me sy të lirë mund të shihje njëmijë rrugicat ndarëse të lagjeve, sikurse, po njësoj, shihje edhe muret e kalasë në të djathtë të pamjes. Që të mos ishte duke u fjalosur (jo në kuptimin grindur) me të shoqin, ishte gjë e pritshme. Vetëm të dy nuk kanë më ç’biseda të bëjnë. Por që t’i kishte kthyer shpinën, sikur të mos ishte aty, e të vazhdonte jetën e saj me dylbitë në dorë, kjo pamje, po, ishte nga ato të Kadaresë.

Mungonin vetëm gratë e tjera rreth e përqark për të plotësuar kornizën. Ndoshta pse dukej burrë ca i rëndë, o pse ishin informacione të konsumuara ato të thënat nga e shoqja tashmë, i shoqi rrinte ftohtë ndaj çdo dukurie që po i ndodhte në ballkonin e shtëpisë. Nuk pranonte të fliste për asgjë.

“Ja, fol me Melihanë, thosh, asaj ia pe dylbitë, jo mua”. Jo se ai s’i përdorte fare, por kish vite që ngjarje të mëdha, siç ka qenë ardhja për vizitë e Enver Hoxhës në vend të vet, nuk ndodhnin më. Melihaja ishte më përparimtare, pranonte të gjitha pamjet që i servireshin. Po të provoje të shihje me dylbi pikërisht nga vendi ku kishte vendosur pak skiç karrigen, në një cep të ballkonit, nuk ngelte e krisur guri pa parë. Shihje deri përtej mureve të kalasë…

Në fillim, sa pa u çliruar ca biseda, Melihaja tha se dylbitë ua kishin falur, sikur të donte të shpërfillte ekzistencën e tyre. Por, në fakt, nga njëra fjali te tjetra, zbuloi se pa to nuk do të jetohej njësoj. Sado që intensiteti i vizitave të grave të lagjes për të komentuar (fundja dhe lezeti i dylbive) nuk është më ai i mëparshmi.

“Po ja, kot i përdor, meqë na i dhanë, për të parë se kush hyn e kush del!”. Me “të dhënë” Melihaja kishte parasysh “rinovimin”, sepse menjëherë më pas pranoi që gratë në Gjirokastër i kanë përdorur gjithëherët dylbitë. Edhe ndonjëra që mund të mos kishte, i gëzohej “syve të shoqes”.

“Dikur, i përdornim për të parë këta të qeverisë, kush vinte, nga shkonte. Kur ndërroheshin, kishim material për të folur. Po do s’do ti, te kalojnë ata, të zë syri edhe gjëra të tjera. Kush vajti te njëri e kush u takua me tjetrin”. Melihaja, sot 84 vjeçe, ishte “lerë e rritur” në Gjirokastër. Pra, traditat e qytetit i njeh mirë. Po mbase pse e di se thelbi i dylbive, në rastin e grave të paktën, është përgojimi, nuk tregon gjatë. Puna si prestare në veshmbathje, ndërmarrje grash, ia ka lehtësuar jetën, edhe në i shpëtonte gjë pa parë asaj, ishin shoqet e punës të nesërmen aty. Sado që, Melihaja ishte për t’u pasur zili.

Pozicioni strategjik i shtëpisë së saj ofronte “materiale” më shumë sesa për të tjerat. Këtë, Melihaja e pohoi vetëm duke buzëqeshur, se për të thënë, nuk na tregoi ndonjë ngjarje konkrete. Mbase ngaqë nuk donte të merrej me punët e të tjerëve…

Related Posts

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës
Kryesore

Atentati në Sarandë, si paraqitet gjendja e të plagosurit në spitalin e Janinës

18/07/2026
Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët
Kryesore

Bashkitë si pashallëqe, 80% e buxheteve shkon për rroga, vetëm 20% investim për qytetarët

18/07/2026
Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron
Kryesore

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron

18/07/2026
Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët
Kryesore

Turizmi në rritje/ Kostoja e jetesës sfidon pushimet për shqiptarët

18/07/2026
Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra
Kryesore

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga zemra

18/07/2026
Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba
Kryesore

Ndotja në Dhërmi/ IKMT ndëshkon 5 biznese, pezullim dhe gjoba

18/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kemi parë gjëra që na kanë habitur shumë”, Laporte “ndez” ndeshjen me Argjentinën: Arbitri të bëjë punën

“Kemi parë gjëra që na kanë habitur shumë”, Laporte “ndez” ndeshjen me Argjentinën: Arbitri të bëjë punën

18/07/2026
Alarm para finales së Botërorit, anulohet stërvitja e fundit e Spanjës dhe lojtarët largohen me shpejtësi nga fusha. Në rrezik edhe Argjentina

Alarm para finales së Botërorit, anulohet stërvitja e fundit e Spanjës dhe lojtarët largohen me shpejtësi nga fusha. Në rrezik edhe Argjentina

18/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al