• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia hap kufijtë për 10 mijë shqiptarë, punë sezonale PA VIZA. Ja si të aplikoni

02/05/2020
Greqia hap kufijtë për 10 mijë shqiptarë, punë sezonale PA VIZA. Ja si të aplikoni

Athina dhe Tirana zyrtare arritën marrëveshjen për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë të Greqisë. Vendimi për t’i lejuar shqiptarët të punojnë në Greqi kaloi në Parlament në orët e para të së shtunës, çka tregon urgjencën e zgjidhjes se këtij problemi për vendin fqinj.

Sipas Ministrisë greke të Bujqesisë, marrëveshja u arrit falë këmbënguljes së ministrit grek të Bujqësisë Makis Voridhis dhe deputetit të parlamentit shqiptar,Taulant Balla. Marrëveshja parashikon punësimin sezonal me procedura të përshpejtuara të 7000 deri 10.000 shtetasve shqiptarë, të cilët do të punësohen me të drejta të plota në Greqi.

Marrëveshja vjen në një kohë që kufijtë e të dy vendeve janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Shqiptarët që duan të punojnë në sektorin bujqësor të Greqisë duhet të aplikojnë përmes platformës www.punenegreqi.gr nga 4 maji dhe brenda 3 ose 4 ditësh do të kenë përfunduar kontratat e punës.

Ndërsa punëdhënësit grekë që janë të interesuar për këta punëtorë mund të aplikojnë pranë kooperativave bujqësore të rajoneve nga 4 maji deri më 20 qershor.

I gjithë procesi i pajisjes me dokumente është falas, ndërsa nuk do të kërkohet pajisja me vizë pune, duke iu kursyer emigrantëve pagesa për veprimet konsullore dhe burokracitë e pa nevojshme.

Sigurimi i krahut të punës në sektorin e bujqësisë i mundëson Greqisë të sigurojë prodhimin fruta perimeve, si për tregun vendas ashtu dhe për eksport, të cilat këtë vit vlerësohet se janë 30% më shumë.

Nga e hena e 4 majit dhe deri në 20 qershor ftohen të gjithë punëdhënësit grekë që janë të interesuar për të punësuarit sezonalë, të aplikojë pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre me dokumentat si me poshtë.

1-Kërkesa me shkrim pranë kooperativës.

2-Formulari i deklaratës së përgjegjësisë personale të punëdhënësit(teksti i gatshëm pranë protokollit)

3- Fotokopje të pasaportës së punonjësit të ftuar për punësim

4-Deklaratë financiare e fermerit për vitin 2019.

5-Faturë pagese 100 euro për çdo të ftuar(pagesë në bankë për llogari të shtetit grek)

6-Pagesë 80 euro për testin e Covidit, e cila do të bëhet në bankë për llogari të kompanisë së perzgjedhur për testin.Pagesat do të zbriten nga taksat gjatë muajve në vazhdim.

7-Udhëtimi i punonjësve do të bëhet me autobusë, ekskluzivisht me firmën e përzgjedhur prej kooperativës, e cila zbaton rreptësisht protokollet e sigurisë të caktuara prej qeverisë greke.

8- Kosto e udhëtimit paguhet nga punonjësi i ftuar.(vlerësohet se do të jetë 30-50 euro)

9-Testet do të bëhen brenda në autobusët në të cilët do të udhëtohet, në pikën kufitare të Kapshticës, dhe në vazhdim ato do të dërgohen në laboratoret e kontraktuar në Selanik.

10-Deri në perfundim të analizave, punonjësit do të karantinohen në njësitë e akomodimit të perzgjedhura prej kooperativës.

11-Nuk do të pranohen të kalojnë qytetarë në formë spontane, por vetëm në mjetet e kompanisë të autorizuar dhe certifikuar për procesin në fjalë.

12-Procedurat do të plotësohen brenda dy ditësh dhe në vazhdim kompania e udhëtimit rakordon lidhur me lëvizjen e punonjësve dhe dorëzon listën e udhëtimit pranë organeve policore kufitare shqiptare dhe greke, të cilat kryejnë edhe kontrollet e sigurisë./ Ora

Related Posts

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon
Kryesore

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

25/06/2026
Kryesore

Në ditën e 25-të të protestës, reagon Presidenti: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

25/06/2026
“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…
Kryesore

“Kam klientë biznesmenë, burra të martuar…” – Flet eskorta e luksit që punon në Tiranë: E bëj me dëshirë, janë të sjellshëm dhe xhentilë…

25/06/2026
Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!
Kryesore

Ardit Bido i bën padi në gjykatë: Ka ardhur momenti që Arjan Çani të përballet me drejtësinë për shpifjet dhe deklaratat antishqiptare!

23/06/2026
Spiropali nis sot vizitën në Greqi, diskutime për çështjen e detit dhe integrimin në BE
Kryesore

Elisa Spiropali ka një poezi për ata që e sulmojnë: Lexojeni kur t’ju merren mënd…

23/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

Rama për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

23/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

Behgjet Pacolli, letër Prokurorisë së Vlorës: Kamionët e Valon Ademit kanë bllokuar rrugën e fshatit, Policia s’reagon

25/06/2026

Në ditën e 25-të të protestës, reagon Presidenti: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese

25/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al