• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia nis “hakmarrjen”, ngrin negociatat e Shqipërisë me BE

11/11/2023
Shqipëri-Greqi, 1-0

Greqia ka ngrirë hapjen e kapitujve të parë të negociatave Be-Shqipëri për shkak të çështjes Beleri. Ndërsa përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare duhet të nënshkruanin një letër për fillimin e procesit, Athina zyrtare ka refuzuar të bëkë këtë, njofton gazeta e madhe greke Kathimerini.

“Megjithëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat me Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgaria pranoi propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenca spanjolle, një gjë e tillë u bë e pamundur për Shqipërinë” thuhet në artikullin e gazetarit Vasilis Nedos.

“Përtej efektit që ka qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës për çështjen Beleri në marrëdhëniet greko-shqiptare, ky qëndrim krijon një ingranazh të ndryshëm për çiftin e dy kandidatëve të Ballkanit perendimor drejt anëtarësimit në BE.

Kujtojmë se fatet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura, ndaj ky zhvillim përbën një shkëputje praktike të dy kandidaturave” vazhdon artikulli. E përditshmja konservatore greke tregon edhe ce cilët ishin kapitujt që do të hapte vendi ynë nëse qeveria Mitsotakis nuk do ta kishte ndalur këtë proces. “Vlen të theksohet se paketa e parë për çështjet themelore që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat përfshin pesë kapituj, përkatësisht ata që kanë të bëjnë me:

Së pari, gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

Së dyti, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Së treti, prokurimin publik.

Së katërti, statistikat.

Dhe së pesti, kontrollin financiar”.

Kathimerini nuk harron të theksojë se procesi Beleri, ndonëse nuk përmendej nominalisht, zuri vend edhe në progres raportin e fundit të Komisionit Evropian. “Greqia mban qëndrime aspak ekstreme, por me respekt të plotë për mjetet që ka çdo vend anëtar i BE-së. Ajo ka mundësinë, edhe në këtë rast, t’i përdorë mjetet që ka në dorë” shkruhet më tejë në artikull ku gjithashtu lihet një dritë jeshile. “Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana jep shenja se ka vend për diskutim dhe nuk demostron shfaqje force nga ana e zotit Rama, brenda apo jashtë”.

Gjatë samitit të fundit BE -Ballkani Perendimor në Tiranë kryeministri grek Mitsotakis paralajmëroi se vendi i tij mund të vinte veton për hapjen e kapitujve të negociatave mes Brukselit dhe Shqipërisë. Ky ka qenë qëndrimi i pandryshueshëm i Athinës që kur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar bashkëpunëtorit të policisë, Arsen Rama, 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. I ndodhur përballë këtyre kërcënimeve kryeministri Rama ka bërë indiferentin. Madje i pyetur në Opinion nëse mund të pengoheshin negociatat ai u përgjigj me ironi: “Po u penguan për Belerin ashtu u bëftë.

Gazeta Kathimerini rrëfen se Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që zotit Beleri t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, gjë që deri tani është refuzuar nga gjykatat shqiptare.

Më 22 nëntor do të zhvillohet mbledhja e radhës e gjykatës antikorrupsion, ku Beleri po gjykohet, por ndërkohë pritet të caktohet një seancë e re për lejen e posaçme që ai kërkon për të bërë betimin. Është vendosur që të mblidhet sërish gjykata speciale (GJKKO), e cila u caktua nga Gjykata e Lartë Shqiptare si kompetente për të vendosur nëse Beleris do të lirohet nga burgu sa për të bërë betimin apo jo.

Hera e fundit që gjykatat shqiptare refuzuan një kërkesë të tillë ishte më 26 qershor, ndërkohë që kërkesat e shumta të avokatëve të z. Beleris për kryerjen e betimit u refuzuan nga autoritetet shqiptare.

Related Posts

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
Kryesore

Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore

06/07/2026
Fake news bëri xhiron e rrjetit, s’ka sekuestrim të culularit nga BKH për drejtoreshën e Kadastrës dhe as kontroll të zyrës
Kryesore

Fake news bëri xhiron e rrjetit, s’ka sekuestrim të culularit nga BKH për drejtoreshën e Kadastrës dhe as kontroll të zyrës

06/07/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Gjykata hoqi masat kufizuese ndaj MABCO

06/07/2026
Nuk ka qetësi në Kombëtare! Titullari mungon ndaj Ukrainës
Kryesore

Skënder Hita hap garën për tre departamentet kyçe të Policisë së Shtetit, priten ndryshime edhe në qarqe

06/07/2026
Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia
Kryesore

Lirohet i arrestuari me epilepsi, bën gjestin demonstrativ me vezë pas daljes nga qelia

05/07/2026
Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici
Kryesore

Zjarri në Drizë të Fierit, evakuohen 11 familje! Dy të shoqëruar në polici

05/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Egnatia nis nesër rrugëtimin në UEFA Champions League, përballet në transfertë me ekipin e Petrocub

Egnatia nis nesër rrugëtimin në UEFA Champions League, përballet në transfertë me ekipin e Petrocub

07/07/2026
VIDEO/ Kualifikim thriller, Argjentina përmbys Egjiptin dhe shkon në çerekfinale të Botërorit

VIDEO/ Kualifikim thriller, Argjentina përmbys Egjiptin dhe shkon në çerekfinale të Botërorit

07/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al