• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gripi prishi festat, mjekët japin alarmin: Po preken më shumë moshat e reja

05/01/2023
Gripi prishi festat, mjekët japin alarmin: Po preken më shumë moshat e reja

Pas festave të fundvitit mjekët thonë se korridoret e qendrave shëndetësore janë mbushur plot me pacientë, që në ditët e para të Vitit të Ri, që sapo ka nisur.

“Dje dhe sot shohim një trend në rritje të rasteve të vlerësuara me simpomatologji të nivelit mesatar dhe të avancuar, të cilët jo në të gjitha rastet I kemi evidentuar të gjithë si pacientë me Covid, nëpërmjet Rapid Testeve dhe tamponëve që kryhen në qendër, por që janë forma virale që mund të jetë grip, Covid, apo viroza stinore.”- shprehet mjekja Bruna Shiroka.

“Si çdo virozë tjetër, simptoma që dominon është temperatura, që varion nga 38-39-40 gradë. Janë gjithashtu dobësia trupore dhe kolla. Kemi në raste të rralla edhe dhimbje fyti dhe hundë të zëna apo dhimbje veshi.”- thotë mjekja.

Cila është grup-mosha që dominon më shpesh?

“Po shohim nga të gjitha grupmoshat, por kryesisht janë grupmoshat e reja. Kjo ndodh edhe për shkak të fushatës së vaksinimit të gripit, që kemi realizuar në qendrën tonë shëndetësore prej muajit Tetor, ku kemi vënë theksin tek të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike, me probleme të sistemit imunitar etj. Ndoshta kjo pjesë është më e ruajtur të themi, por këtë do ta shohim në vazhdim. Pjesa tjetër e popullatës, e pavaksinuar, është pjesa që po shfaqet më së shumti, për të marrë këtë shërbim shëndetësor në kuadrin e virozave të stinës.”

“Festat dhe grumbullimet e mëdha familjare, me miqtë, në sheshe etj, ndoshta edhe patën ndikim, por unë nuk mund ta them këtë gjë. Ne jemi në një sezon normal të shfaqjes së virozave, edhe të gripit, pra fundi i dhjetorit, janari dhe shkurti gjithnjë kështu kanë qenë, ndaj mendojmë se mund të jetë pikërisht kjo situatë, e shfaqjes së virozave stinore, ku mbi to prevalon gripi, i cili do të bëjë dominantën kryesore të sëmundjeve akute, të përditshmërisë, në sistemin parësor shëndetësor.”- përfundon mjekja./TCH

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al