POLICIA E SHTETIT
Një rast i përndjekjes dhe fyerjes në rrjetet sociale është denoncuar në Tepelenë, duke vënë në lëvizje strukturat përkatëse të Policisë.
Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme është paraqitur shtetasja B. K., 42 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila kallëzon se është përndjekur dhe fyer nëpërmjet mesazheve në rrjetin social “Instagram”.
Uniformat blu bëjnë me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.









