Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së aktivistit Arben Kola në protestë se ka grupe serbe, iraniane e greke që punojnë kundër Shqipërisë. Rama thotë se “avash-avash, të gjithë do të dalin” dhe “flamingot do të habiten me veten.”
“Ouuu….. Po ky vetë?! Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”, shkruan kryeministri.









