• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Hakmarrja’ e LSI-së, a do t’i shkarkojë Zamira Rami njerëzit e PS-së në Bashkinë Gjirokastër?

04/07/2017
‘Hakmarrja’ e LSI-së, a do t’i shkarkojë Zamira Rami njerëzit e PS-së në Bashkinë Gjirokastër?

Prishja e koalicionit PS-LSI në nivel të qeverisjes qëndrore, me siguri që do të prekë edhe bashkëpunimin në nivel vendor mes këtyre dy partive. Socialistët kanë nisur të largojnë nga puna, në bashkitë që ata drejtojnë, të emëruarit prej LSI-së. Sot raportohet për shkarkime në Bashkinë Korçë e Maliq, ndërsa priten shkarkime edhe në bashki të tjera.

Ndërkohë me po të njëjtën mënyrë do të jetë edhe reagimi i LSI-së në bashkitë që ajo drejton vetë. Një prej tyre është edhe Bashkia Gjirokastër. Për momentin nuk ka ende sinjale për shkarkime nga Zamira Rami, por pritet që kjo të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Të prekur nga shkarkimet do të jenë edhe administratorët e njësive administrative. Në Bashkinë Gjirokastër, PS ka 4 prej 6 administratorëve, si dhe një nënkryetar. Pa harruar shumë nëpunës të tjerë të mbetur që nga koha e Flamur Bimes dhe që njihen si përkrahës të PS-së. Muaj më parë Zamira Rami shkarkoi në mënyrë të beftë nënkryetarin Ylli Muho, i propozuar nga PS në këtë post. Sigurisht që shkarkimet s’mund të bëhen pa autorizimin e deputetit Vangjel Tavo, pushteti i të cilit është absolut në Bashkinë Gjirokastër. 

Një arsye tjetër për shkarkime nga radhët e socialistëve në Bashkinë Gjirokastër, përveç ‘hakmarrjes’ politike, është gjithashtu nevoja për vende të lira pune, në mënyrë që LSI të sistemojë njerëzit e vet tani që ajo s’ka për të qenë më në qeveri.

Prishja e koalicionit pritet të sjellë edhe krisje të mëdha në këshillat bashkiake, pasi PS nuk e bën dot shumicën pa votat e LSI-së. Rrjedhimisht shumë vendime nuk mund të kalojnë. Por burimet thonë se të majtët po punojnë për “trafikim” këshilltarësh nga të gjitha forcat politike në opozitë për të shpëtuar kështu kolapsin në marrjen e vendimeve në këto këshilla.

/ArgjiroLajm.net/

Related Posts

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
Kryesore

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim

16/09/2026
Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve
Kryesore

Nga bazë ushtarake në “destinacion turistik”, Porto Palermo hap konkursin për transformimin e tunelit të nëndetëseve

15/09/2026
Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre
Kryesore

Zegjineja reagon për skandalin ku përfshihet daja i saj: Dënoj me forcë çdo formë dhune, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë punën e tyre

15/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk jam në garë – Balkanweb.com – News24

Nuk jam në garë – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit

Spanja, zyrtarizohet e ardhmja e trajnerit

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al