• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapet provizorisht bypassi Vlorës, marrin fund radhët kilometrike gjatë sezonit turistik

17/07/2021
Hapet provizorisht bypassi Vlorës, marrin fund radhët kilometrike gjatë sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama ishte sot në By Passin e Vlorës, ku është hapur aksi rrugor panoramik, që do të lehtësojë edhe qarkullimin e mjeteve gjatë sezonit veror.

Puna në këtë rrugë pritet të përfundojë brenda këtij viti dhe siç u shpreh kreu i qeverisë, në shtator nuk do të ketë më kantier në këtë rrugë.

Rama tha se ky projekt ishte problematik për shkak të shpronësimeve, por gjithçka është zgjidhur dhe puna ka shkuar sic duhet.

“Sot ne jemi këtu për të dhënë që kush niset për në jug, për të kaluar nga Vlora në bregdetin e Jonit ka një mundësi ndryshe.

Kalohet me lirshmëri të madhe edhe në nje fragment natyre të panjohurat më parë, me një udhëtim panoramik që e fut në klimën e pushimit çdo pushues dhe çdo vizitor.

Koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore. Projekti ishte problematik, ngecjet shpronësimet, tani ja ku jemi. Në vjeshtë këtu nuk ka më kantier”, tha Rama.

E pranishme ishte edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila informoi kryeministrin për ecurinë e punës. Sipas saj, ky aks rrugor është pajisur me sinjalistikë dhe do të monitorohet me radar.

“Janë vendosur tabelat që tregojnë limitet e shpejtësisë, kemi kërkuar nga policia e shtetit, policia rrugore forca të shtuara në pikat ku ne mendojmë se mund të ketë aksidentet dhe për ti pasur nën kontroll.

By Passi do të monitorohet me radar, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Puna do të vazhdojë.

Kemi marrë edhe një premtim nga kompania që ura e tretë do të jetë gati në fund të shtatorit. Trafiku fillon nga ora 7 nga hyrja e Vlorës dhe gjithë trafiku nga jugu do të hyjë në rreth rrotullimin e Orikumit.”, tha Balluku.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Vendos kryevepra e Muçit, Shqipëria udhëheq në pjesën e parë – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Vendos kryevepra e Muçit, Shqipëria udhëheq në pjesën e parë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
LIVE/ Nis ndeshja, Shqipëria do “kokën” e Finlandës – Balkanweb.com – News24

LIVE/ Çerek ore lojë në “Air Albania”, Shqipëria hidhet në sulm

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al