• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapje pas pandemisë, 7 vendet ku shqiptarët mund të udhëtojnë pa kufizime

24/06/2021
Kakavijë, arrestohet një person i shpallur në kërkim

Dy shtete të tjera, Austria dhe Holanda, u kanë hapur dyert shqiptarëve duke hequr të gjitha barrierat e udhëtimeve, madje edhe testin e vaksinimin. Nga sot, për të udhëtuar drejt këtyre vendeve mjafton një pasaportë biometrike dhe maska gjatë udhëtimit. Me këto të fundit, deri më tani shkon në shtatë lista e vendeve ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirshëm, pa pasur nevojë të arsyetojnë rrugëtimin. Pas rekomandimit të Bashkimit Europian të premten e kalu- ar, një listë vendesh, si Greqia, Franca, Spanja, Hungaria e Gjermania dhanë të parat “OK” për udhëtimet pa kufizime.

AUSTRIA

Ata që kanë planifikuar udhëtimet në Austri, nga sot janë të lirë të presin biletën. Ky vend është i pari në BE që ka hequr kufizimet për vendin tonë pa vendosur asnjë kriter të detyrueshëm për kalimin, qoftë një test negativ, vaksinim apo formular PFL si në rastin e Greqisë. E vetmja gjë që kërkohet është një maskë specifike për udhëtime. “Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë duke filluar nga data 24 qershor.

Asnjë kriter testi, asnjë kriter vaksine. Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë. Iu lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri të vendosin maskën FFP2, si në foto. Kompania ‘Austrian Airlines’ që operon në Austri e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci. Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, iu lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19 që ka destinacioni final i mbërritjes”, nënvizohet në njoftimin e “Tirana International Airport”.

HOLANDA

Ambasada shqiptare në Hagë ishte ajo që dha lajmin e mirë për regjimin e lëvizjeve të shqiptarëve drejt Holandës, i cili ndryshon duke nisur nga sot, 24 qershor. Një vendim i tillë, sipas Ambasadës, vjen pas përmirësimit të ndjeshëm të situatës në vend. “Bazuar në vlerësimin e qeverisë holandeze mbi nivelin e ulët të infektimeve të Shqipërisë, Holanda vendos të lejojë përsëri lëvizjen e lirë të të gjitha kategorive të shtetasve shqiptarë drejt territorit të saj që prej datës 24 qershor e në vijim”. Me rikthimin e lëvizjes së lirë pa kushte përfitojnë të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që jetojnë në një nga vendet e Bashkimit Europian apo për arsye specifike. Holanda është në listën e shteteve “Covid free”, ku mbetet e hapur për udhëtime turistike.

Por ndryshe nga pesë të parat, që vendosën disa kritere për të depërtuar, kjo e fundit nuk ka asnjë parakusht për të udhëtuar drejt saj. As tampon negativ e as certifikatë vaksinimi. “Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Holandës nuk kanë detyrimin të paraqes- in testin PCR apo antigjen në destinacion. Gjithashtu, nuk është e detyrueshme karantina për udhëtarët të cilët udhëtojnë nga RSH në Holandë, pasi konsiderohet vend me rrezikshmëri të ulët infektimesh”, nënvizohet në njoftimin e Ambasadës. Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që kompanitë ajrore të vendosin kushte për fluturimet. Bëhet fjalë për plotësime formularësh apo kritere të veçanta për pasagjerët në momentin e udhëtimit.

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al