• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Harta e re gjyqësore, Rama: Avokatët të bojkotojnë sa të duan ajo nuk ndryshon

01/07/2022
Harta e re gjyqësore, Rama: Avokatët të bojkotojnë sa të duan ajo nuk ndryshon

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë hap pas për hartën e re gjyqësore pavarësisht bojkotit të avokatëve që ka hyrë në javën e dytë të tij.

“Habitem që ka akoma nga ata që besojnë se me qeverinë që unë drejtoj mund të flitet me gjuhën e bojkoteve. Ne këtu jemi. Kush ka diçka le të vijë e të flasë. Të bojkotojnë sat ë duan kjo nuk ndryshon. Shqipëria nuk mund të mbetet peng e të kaluarës së vet. Shqipëria është një vend i vogël për të pasur zyra dhe institucione të panumërta. Harta është ajo e konsultuar gjatë. Kush i bie ndesh është në të drejtën e vet. Pengmarrja e qytetarëve për të bërë qeverinë të ndryshojë qëndrim është e pamoralshme, e shëmtuar dhe e padobishme. Nuk ka asnjë shans të ketë sukses”, tha Rama.

Ai foli edhe për përfaqësimin e Shqipërisë në tryezat ndërkombëtare. “Jam i vetëdijshëm që ne nuk jemi perfektë, bëjmë edhe gabime. Por nëse ka një gjë që nuk kam për ta ndryshuar kurrë është sensi i barabartësisë në çdo tryezë ku unë ulem në emër të Shqipërisë me këdo qoftë në atë tryezë. President i Francës apo Luksemburgut.

Shqipëria nuk është as Amerika dhe as Franca. Ka problemet e veta. Por dinjiteti i Francës nuk është më i rëndësishëm se i Shqipërisë. Kudo ku jam i pranishëm apo kudo ku kam radhën e fjalës askush nuk mban qëndrime që bie ndesh me interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Unë nuk kam bërë luftë me BE. Kam thënë vetëm disa të vërteta që ju siguroj që janë dëgjuar me shumë respekt. Nëse nuk respekton veten nuk të respekton tjetri.

Shqipëria ka kaluar dekada të tëra e parespektuar fare. E respektuar thjesht formalisht. E konsiduar. Kjo nuk ndodh më. Ne pyetemi, ne dëgjohemi dhe mund të them këtë natyrisht është kënaqësi të dëgjosh presidentin e SHBA të flasë për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit. Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon”, deklaroi Rama.

Related Posts

Akuzohet për tentativë vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Greqi
Kryesore

Akuzohet për tentativë vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Greqi

28/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Akuzohet për tentativë vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Greqi

Akuzohet për tentativë vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Greqi

28/07/2026
LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni

LAJM TRAGJIK! Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni

28/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al