• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Henri Çili: S’kam takuar asnjë zyrtar të lartë drejtësie për vëllezërit Aliko nga Lazarati

05/03/2020
Henri Çili: S’kam takuar asnjë zyrtar të lartë drejtësie për vëllezërit Aliko nga Lazarati

Botuesi dhe pronari i Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili ka dalë në një konferencë urgjente nga hotel “Rogner”, ku po shpjegon versionin e tij pas arrestimit.

Henri Cili: Gjatë gjithë këtyre ditëve shtypi dhe media është mbushur me versionin e prokurorisë ose policisë dhe besoj se është më minimalja të them versionin tim. Unë më 27 shkurt, Betim Shkupi dhe Ilir Korbi jemi ndaluar në shkelje të rënda procedurale, pa pasur asnjë precedentë penalë në jetën tonë. Nuk kisha asnjë rrezikshmëri për tu larguar , të prishja provat, apo të bëja një krim tjetër. Do ishte më mirë të thirresha në polici për sqarime, se sa ndalimi dhe pastaj arrestimi ishte i pajustifikuar në rrethanat ku një person ndalohet pastaj njihet me akuzën. Vendimi i Gjykatës së Përmetit hodhi poshtë masën duke normalizuar disi situatën, do kishte qenë më mirë hetim në gjendje të lirë

Unë jam i përfshirë në çështjen si ortak në firmën legale ku kam 75% të aksioneve. Kam interes të ligjshëm si ortak, kam takuar parangociuar, ndërmjetësuar me persona të ndryshëm në funksion të kontratave për shërbime juridike. Veprimi im në kuadër të kësaj studioje, kishte karakter parapërgatitur për të ndërtuar edhe vlerat e shërbimeve që do ofronin. Unë merrja përsipër fushatat e komunikimit mediatik për shkak të specifikës nga ish profesioni si gazetar.

Akuza 1: Mashtrim

Nuk kam kryer asnjë veprim të ligjshëm, nuk kam mashtruar askënd. Është marrëdhënie legale, janë bërë kontakte dhe biseda me familjarët për të arritur në një kontratë për shërbime juridike për mbrojtjen e klientëve të ndryshëm në shkallën e tretë, si rasti i dy cështjeve. Falsifikim. Nuk kam lidhje me këtë akuzë.

Fshehja e të ardhurave: Nuk kam fshehur asgjë, sepse në dy çështjet që dyshohem, nuk kam bërë ansjë arkëtim dhe kontratë shërbimi në studion ligjore se kemi qenë në fazën e negocimit. Çështja e Feti Yzeiraj paraqiste urgjencë se duhej kapur rekursi në gjykatën e lartë

Ndikim i paligjshëm: Nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë dhe as avokatët. Nuk kam takuar asnjëherë në jetë asnjë gjykatës për të ndikuar në vendime. Në funksionin tim si botues mund të takoj edhe njerëz të drejtësisë, por jo për ndikim.

Është bërë me vullnet të lirë, janë paguar taksat, mes meje dhe Fishtës. Kemi folur me zotin Fishta për të zhvilluar shkolla vere, kontakti me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore me një nga klientët e mi, por nuk lidhen fare me çështjen Aliko”.

Çdo shkelje e ligjit duhet të marrë dënimin e merituar, por kjo duhet të ndodhë në përputhje me ligjin. Të dy këto çështje janë në shkallën e tretë dhe janë të papërfunduara, dhe këtu s’ka asnjë kontradiktë me mua dhe atyre që janë akuzuar për vrasje. Sipas opinionit ligjor të ekspertëve të mi, shkalla e tretë.

A është çështja ime e nxitur politikisht?

S’mendoj se është çështje politike, pavarësisht se disa subjekte mund t’a bëjnë këtë gjë. Unë nuk kam asnjë informacion që jam viktimë e një procesi politik, dhe nuk mund të them të kundërtën. Është shumë mirë që cështja ka ardhur në SPAK dhe kjo tregon joprofesionalizmin e prokurorit. Kjo cështje kishte dhe një moskompetencë lëndore, nuk mund të hetohej ng anjë organ lokal i drejtësisë. DO ta provojmë, kemi më tepër besim në profesionalizimin, kompetencën dhe kemi minimalisht prokurorë ose gjykatës të vetuar. Unë jam i bindur për pafajësinë time dhe besoj se sistemi do ta konfirmojë, se e gjitha ndërtohet mbi diçka që nuk ekziston. Jam i bindur në pafajësinë time, e gjitha është ngritur në diçka që nuk ekziston.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Egnatia i tregon forcën Elbasanit, i realizon 3 gola në pjesën e parë

VIDEO/ Egnatia i tregon forcën Elbasanit, i realizon 3 gola në pjesën e parë

17/05/2026
VIDEO/ Egnatia i tregon forcën Elbasanit, i realizon 3 gola në pjesën e parë

VIDEO/ Egnatia i tregon forcën Elbasanit, i realizon 3 gola në pjesën e parë

17/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al