• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Heroi i luftës që “shkundi” Parlamentin grek me fjalimin historik për shqiptarët, ja kush ishte Manolis Glezos (VIDEO)

31/03/2020
Heroi i luftës që “shkundi” Parlamentin grek me fjalimin historik për shqiptarët, ja kush ishte Manolis Glezos (VIDEO)

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare, ish-deputeti grek Manolis Glezos. Ish-deputeti ka humbur jetën mesditën e sotme si pasojë e një ataku kardiak.

Ish deputeti arvanitas njihet edhe për qendrimet e tij liberale ndaj emigrantëve dhe fqinjëve të Greqisë, ndërkohë që pesë vite më parë mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas.

Në fjalën e tij, Glezos pyeti kreun e Parlamentit grek nëse ishte i sigurt që ishte grek pasi mbiemri i tij ishte arvanitas.

“Ne jemi fqinj (me shqiptarët sh.r), gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo”, u shpreh ai ndër të tjera në atë fjalim që mbetet një ndër më të fortit sa i përket shqiptarëve në Parlamentin grek.

I Lindur në fshatin Apiranthos (Aperathu), Naxos, Glezos u shpërngul në Athinë në vitin 1935 së bashku me familjen e tij, ku disa vjet më vonë ai mori pjesë në krijimin e një grupi rinor antifashist.

Glezos kërkoi të bashkohej me ushtrinë greke përgjatë frontit shqiptar për të luftuar kundër Italisë në fillim të luftës së dytë botërore, por ai u refuzua sepse ishte i mitur.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore nuk ishte fundi i mundimeve të Glezos. Më 3 mars të vitit 1948, në mes të luftës civile greke, ai u gjykua për bindjet e tij politike dhe u dënua me vdekje disa herë nga qeveria kombëtare e asaj kohe.

Dënimi i tij me vdekje u ul në burgim të përjetshëm në vitin 1950. Megjithëse ishte ende i burgosur, Glezos u zgjodh anëtar i Parlamentit Helenik në vitin 1951, nën flamurin e së Majtës së Bashkuar Demokratike, e njohur edhe si EDA.

Gjatë katër dekadave, Glezos u burgos shumë herë nga gjermanët, italianët dhe më pas nga qeveritë e krahut të djathtë dhe ushtria greke, madje u torturua dhe u vendos në izolim.

Në vitin 2016 për Financial Times , ai deklaroi: “Thonë se për të mbijetuar në burg duhet të dush veten, të hani dhe të lexoni. Epo, nuk e kam dashur kurrë veten time, nuk kam kujdes për ushqimin, por lexoj vazhdimisht.

Ai u zgjodh anëtar i Parlamentit grek nën siglën e lëvizjen socialiste Panelenike (PASOK) në zgjedhjet e tetorit të vitit 1981 dhe 1985.

Në vitin 1984 ai u zgjodh Anëtar i Parlamentit Europian.

Glezos u zgjodh deputet për partinë radikale të koalicionit të majtë (SYRIZA) në zgjedhjet parlamentare të Greqisë në qershor të vitit 2012.

Ai shërbeu gjithashtu si kandidat i SYRIZA-s për Parlamentin Europian në zgjedhjet e 25 majit 2014.

Në moshën 91 vjeç, heroi i rezistencës u bë gjithashtu anëtari më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në Parlamentin Europian në zgjedhjet e 2014-ës.

Glezos kërkoi falje publikisht në janar të vitit 2016 për besimin te Kryeministri Alexis Tsipras pasi qeveria e këtij të fundit një shpëtim të dhimbshëm financiar. Veterani politik u shpreh në atë kohë “Unë nuk jam i zhgënjyer, jam zemëruar”.

Related Posts

Aksident tragjik në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula
Kryesore

Aksident tragjik në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula

16/11/2026
Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen
Kryesore

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen

16/11/2026
Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
Kryesore

Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin

16/11/2026
Protestë me topa para Kryministrisë
Kryesore

Protestë me topa para Kryministrisë

15/11/2026
Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë
Kryesore

Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë

15/11/2026
Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!
Kryesore

Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!

15/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mamaja e Ronaldos sulmon Jesus, trajneri reagon: Duhet të merrem me të tani? Edhe unë kam një nënë…

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al