• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hetimi Tatimor bën namin në jug, ja hotelet dhe restorantet që u mbyllën (Emrat)

05/08/2018
Hetimi Tatimor bën namin në jug, ja hotelet dhe restorantet që u mbyllën (Emrat)

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bllokuar 9 biznese në rajonin Jugor, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve për të reduktuar evazionin fiskal. Sipas të dhënave, inspektorët gjatë ushtrimit të kontrolleve kanë konstatuar subjekte që kanë qenë të paregjistruar në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon tatimor.

Deklarata e plotë e Drejtorisë së Tatimeve:

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, ka intensifikuar kontrollet dhe verifikimet për të reduktuar evazionin fiskal, në kuadër të zbatimit të planit të masave për sezonin turistik. Referuar të dhënave të kësaj strukture, inspektorët gjatë ushtrimit të kontrolleve kanë konstatuar subjekte që kanë qenë të paregjistruar në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon tatimor, për të cilët u morën edhe masat si më poshtë vijojnë:

Për subjektin Stavri Ndreca, me vendndodhje në rrugën Sarandë – Bistricë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Hasie Bani, me vendndodhje në rrugën Sarandë – Gjirokastër, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Ridvan Malaj, me vendndodhje në Livadh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Për subjektin Lonidha Manaj, me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Për subjektin Irineos Bello, me vendndodhje në Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Dionis Likoka, me vendondodhje në Borsh, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Vasilika Lapaj, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Thimjo Gjinuci, me vendndodhje Himarë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Për subjektin Artjon Nika, tregti me shumicë dhe artikuj të ndryshëm, me vendndodhje Sarandë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit veror.

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prurja e re e Shqipërisë mbahet “peng” nga Antonio Conte, gazetari italian zbulon: Ai i kërkon të gatshëm

Prurja e re e Shqipërisë mbahet “peng” nga Antonio Conte, gazetari italian zbulon: Ai i kërkon të gatshëm

13/04/2026
“Nuk më intereson derbi”, Oltjon Kërnaja kthen fokusin në sfidën ndaj Bylis: Vlerësim maksimal, por hyjmë në fushë për 3 pikë

Partizani përballet me Elbasanin, Kërnaja: Duam 3 pikët!

13/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al