Hetues grekë kanë ardhur në Tiranë për të marrë në pyetje vrasësin me pagesë, Julian Sinanaj.
Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë mbërritur ditën e sotme tre oficerë të policisë greke, të cilët kanë marrë në pyetje Sinanaj, si të dyshuar për një krim të ndodhur në shtetin fqinj.
Bazuar në hetimet e kryera në shtetin fqinj, dyshohet se Sinanaj mund të ketë gisht në vrasje të ndodhura në Greqi, ku dhe ka jetuar për disa vite.
Julian Sinanaj u shpall fajtor si pjesë e “bandës së tritolit”, por i shpëtoi burgimit të përjetshëm, për shkak të statusit të të penduarit, duke u dënuar me 30 vite burg.